Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në butik

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura përfundon në butik

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës orës 21:15 në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”.

Si pasojë e këtij aksidenti një veturë ka përfunduar në një butik.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor.

“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident”, tha Borovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat