Policia e Kosovës njofton se gjatë të shtunësnë mbrëmje një person ka plagos në këmbë një person tjetër pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia ka sekuestruar dy thika në veturën e tij.
I dyshuari lirohet ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.