Policia e Kosovës njofton se një e mitur ka raportuar se derisa ishte kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore.
Por më pas, ajo ka arritur të largohet nga vetura.
Postimi i plotë:
RRËMBIM
Lagjja 29, Fushë Kosovë 09.07.2022 – 23:00. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë ngjyrë e zezë me targa vendore, por më pas kishte arrit të largohej nga vetura. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin.