Hajnat thyejnë derën e një kishe në Prizren, vjedhin para

Kronikë e zezë

Hajnat thyejnë derën e një kishe në Prizren, vjedhin para

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 09:44
Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se disa persona të panjohur në komunën e Prizrenit, kishin dëmtuar derën e një kishe.

Nga aty të njëjtit kishin vjedhur para në vlerë prej 10 eurosh.

Njësitet përkatëse kishin dal në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë në proces.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit fetar (kishës) dhe nga aty kanë vjedh para metalike me vlerë rreth 10 euro. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë ne proces”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat