Në fshatin Rakinicë në Skenderaj, një personi i janë vjedhur 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro.
Sipas policisë rasti i cili ka ndodhur më 9 korrik është lajmëruar një i dëmtuari i cili ka thënë se persona të panjohur me përdorim forces kishin depërtuar në shtëpinë e tij.
Atij i është dëmtuar edhe një televizor në vlerë 1 mijë e 200 euro.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia thotë se rasti është duke hetuar.