Policia e Kosovës ka arrestuar në Kaçanik një person i cili ka qenë në kërkim.
Në njoftimin e policisë thuhet se me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Ferizajt në fshatin Kaçanik të Vjetër është arrestuar një 28-vjeçar.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Policët nga stacioni policor në Kaçanik, sot rreth orës 10:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, kanë ndalur një person me inicialet A.M (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
Ai ishte i kërkuar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.