Është dorëzuar në polici, personi i cili dyshohet se të dielën e 10 korrikut ka dhunuar seksualisht një grua në Gjakovë.
Dy ditë pas, i njejti raportohet se është dorëzuar në polici.
“Dhunim – Gjakovë 10.07.2022 – 22:25. Më 11.07.2022 pas ftesës nga ana e policisë është paraqitur në stacion i dyshuari mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ky person është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndryshe, policia të hënën ka njoftuar se viktima kishte raportuar se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë sistematike dhe pas ngjarjes e njëjta ishte dërguar në spital për ekzaminime mjekësore.