Aksidenti i mërgimtarit nga Zvicra në Prishtinë, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidenti i mërgimtarit nga Zvicra në Prishtinë, tre persona të lënduar

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot rreth orës 01:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Vetura që u vetaksidentua ishte me tabela zvicerane.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat