Kanosje, sulme e aksidente, janë rastet me të cilat është marrë gjatë 24 orëve të fundit, stacioni i policisë në Skenderaj. Sipas raportit të policisë, ka ndodhur një rast i lëndimit trupor, dy kanosje dhe një aksident me të lënduar.
Lëndim trupor:
Fsh. Polac, Skenderaj 11.07.2022 – 21:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Kanosje:
Skenderaj 12.07.2022 – 10:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku dhe është intervistuar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Skenderaj 12.07.2022 – 12:00. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit të dyshuarit dhe dëshmitarit mashkull kosovar me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Aksidenti:
Rr. Rajonale Skenderaj-Vushtrri 12.07.2022 – 12:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesit e veturave, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.