Një pompë e derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:00.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor”, tha ajo.
Ahmeti theksoi se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”.