Dy raste ku qytetarët kanë kanosuar e sulmuar pjesëtarët e Policisë, janë raportuar vetëm përgjatë 24 orëve.
Njëri nga rastet ka ndodhur në Prishtinë, bën të ditur Policia në raportin 24-orësh.
“Njësia policore deri sa ka qenë në një lokal duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka qenë në kërkim nga gjykata, i dyshuari tjetër mashkull kosovar (i cili ishte në shoqëri me të kërkuarin) ka kanosur verbalisht zyrtarët policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
E rasti tjetër ka ndodhur në komunën e Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur verbalisht dy zyrtarët policor meshkuj kosovar gjersa zyrtarët policor ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.