Dhunë në Ferizaj: Burri sulmon gruan dhe motrën e saj

Kronikë e zezë

Dhunë në Ferizaj: Burri sulmon gruan dhe motrën e saj

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Ferizajt.

Një qytetar është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe motrën e saj. I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte sulmuar fizikisht motrën e bashkëshortes viktimat femra kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rastet e dhunës në familje, janë shtuar tej mase kohëve të fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat