Në kryeqytetin e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda në Policinë e Kosovës, kanë shoqëruar tetë të dyshuar shtetas të huaj, pasi që nuk posedonin dokumentet identifikuese.
Gjatë kontrollit të dhomave të hotelit, janë gjetur dhe konfiskuar sasi e dyshuar narkotike, tri pistoleta, katër fishekë, një telefon mobil, 735 € dhe 360 dinar të Serbisë.
Një i dyshuar Maroken është arrestuar dhe vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa të dyshuarit tjerë u janë dorëzuar njësisë për migrim për procedurë të mëtutjeshme.