Policia Gjilan më 7 korrik ka iniciuar rastin “Vjedhje”, teksa të enjten në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin kosovar rom R.A., 49 vjeç, me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Sipas Policisë, gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit.
Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në një njoftim të PK-së.