Një mërgimtari të mërkurën i kanë në fshatin Milloshevë i kanë thyer dritaren e veturës duke i vjedhur stolitë, paratë, rrobat e gjithçka çfarë kishte brenda.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 derisa tashmë janë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës me targa të huaja dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe rroba .
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.