Policia arreston 23 persona për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Policia arreston 23 persona për 24 orë në Kosovë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 11:03
Ilustrim

Policia bëri të ditur se ka arrestuar 23 persona në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë, të njëjtit dyshohet për vjedhje, kanosje, armëmbajtje pa leje, vrasje në tentativë, dhunë në familje, përdorim të armës dhe sulm.

Me anë të raportit 24-orësh të PK-së u bë e ditur se të dyshuarit vinë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Po ashtu u tha se 15 persona janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit si dhe një tjetër në dënim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat