Një ngatërresë me dy personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Mejdi Dalloshi’ në Kaçanik. Fjalët e rënda të të dyshuarit që u arrestua, në drejtim të 44-vjeçares, eskaluan në kanosje e dëmtim prone.
Në konflikt janë përfshirë dy kushërinj, ku një 49-vjeçar ka kanosur kushërirën e tij.
Kjo e fundit rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.
Pas përfundimit të intervistimit, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 49-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dëmtim prone’.