Radari e kapi me mbi 150 km në orë, e pëson keq nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Radari e kapi me mbi 150 km në orë, e pëson keq nga Policia e Kosovës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 158 km/h.

Ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Image
Gjoba

Policia gjithashtu ka ftuar qytetarët për bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat