Është arrestuar një 55 vjeçar mbrëmë rreth orës 23:00 në Ferizaj.
I njëjti ka rrahur gruan e tij, i cili i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e njëjta ka pranuar edhe ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Stacioni policor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet Q.T (M.K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet H.F (F/K) e moshës 45 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia rastin e ka cilësuar “Dhunë në familje & Lëndim trupor”.