Një burrë ka vdekur dje në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti në polici po hetohet si “hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES /Prizren 18.07.2022-11:36. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK-ja.