Ky është automjeti tip "Ford" me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për tu larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal pa mundur dot të dalë prej aty.
Disa orë pas ngjarjes, e ndërsa vijon operacioni për asgjesimin e bimëve narkotike, mjeti tip "Ford" është nxjerrë nga kanali, ndërsa në pamjet në videon e siguruar nga Ora News duken edhe dy persona të prangosur, të cilët janë shoqëruar nga policia e Fierit.
Gjendet një automjet në një kanal në Baltzë të Fierit, dyshohet se ka kanabis
Në ndihmë të drejtuesit të automjetit tip "Ford", ka shkuar një automjet tip "Benz" drejtuesi i të cilit po ashtu është shoqëruar nga blutë.
Mësohet se në automjetin tip "Ford" është gjetur edhe një sasi kanabisi, e futur në thasë plastikë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e bluve.
Pritet që të kryhen veprimet përkatëse për të zbuluar se sa rrënjë kanabisi janë gjetur në parcelë dhe sasia e sekuestruar në automjetin tip "Ford", ndërkohë që mbetet për të parë se sa janë të shoqëruarit që kanë lidhje me këtë ngjarje e lidhjen që mund të kenë me njëri-tjetrin.