Vetura godet prokuroren në Pejë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Vetura godet prokuroren në Pejë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:26
Ilustrim

Një aksident në trafik ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës, ku vetura ka goditur një këmbësore.

Media mëson se këmbësorja është prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, e cila ishte duke dalë nga Gjykata në kohën kur ka ndodhur aksidenti.

Burimet bëjnë të ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të lëndimeve të marra, prokurorja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Media mëson se vetura me të cilën dyshohet se u shkaktua aksidenti është VW Golf Plus, me tabela të regjionit të Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat