Një i burgosur është arratisur pasi iu dha leja për vikend, por nuk u kthye më në burgun e Dubravës.
Mësohet ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dënuarin F.S., 59-vjeçar i cili ishte shpallur fajtor për tentim vrasje.
Burimet thonë se i burgosuri ishte lejuar që të largohej nga burgu për dy ditë dhe të kthehej sot, në burgun e Dubravës, ku po vuante dënimin, por kjo nuk ndodhi.
Leja që iu aprovua, siç duket i kushtoi këtij institucioni, pasi i burgosuri është arratisur dhe tashmë kanë nisur hetimet për kapjen e tij.
Sipas informatave të para, rastin e ka denoncuar në Polici në zyrtar i Qendrës Korretkuese në Dubravë.