Dyshohet se vodhi një shumë të parave, radio të veturës dhe i la mesazh kërcënues viktimës, arrestohet 19-vjeçarja

Kronikë e zezë

Dyshohet se vodhi një shumë të parave, radio të veturës dhe i la mesazh kërcënues viktimës, arrestohet 19-vjeçarja

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar J.S (19-vjeçe) nën dyshimin se e njëjta ia vodhi një shumë parash, një radio të veturës si dhe i la një mesazh kërcënues viktimës Z.S (48-vjeçar).

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 20 korrik, raporton “Betimi për ”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 20.07.2022 ka pranuar një ankesë nga ankuesi kosovar serb Z.S. (1974) nga fshati Bosce, Komuna e Kamenicës i cili ka njoftuar se i janë vjedhur një shumë e parave, një radio e veturës si dhe i është lënë një mesazh kërcënues i shkruar me dorë në veturën e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin ishte iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë” dhe “Kanosje”.“Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe pas një hetimi intensiv ka arritur të zbuloj dhe të gjejë prova të mjaftueshme se kryerësi i kësaj vepre penale është e dyshuara kosovare serbe J.S. (2003)”, thuhet tutje.

Sipas policisë, e njëjta është arrestuar mbrëmë (21 korrik) dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti me Kallëzim Penal të procedohet ne Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në fund të njoftimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat