Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Kronikë e zezë

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:56
Ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Vasil Andoni”, në Prishtinë, ku një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Sinjali nga Emergjenca bëjnë të ditur se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, 22-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat