Digjet lokali për servisim të pajisjeve elektronike në Prizren, dëmi rreth 10 mijë euro

Kronikë e zezë

Digjet lokali për servisim të pajisjeve elektronike në Prizren, dëmi rreth 10 mijë euro

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Të premten, në orët e pasdites, në rrugën “Njazi Alishani” të Prizreni, një lokal për servisimin e pajisjeve elëktronike është përfshirë nga zjarri..

Siç mëson media sipas dyshimeve të para shkaktar mund të jetë energjia elektrike dhe se për momentin nuk janë ngritur dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i lokalit, i cili ka njoftuar se dëmi i shkaktuar është rreth 10 mijë euro, pasi i janë djegur të gjitha pajisjet qe i ka pasur në pjesën e lokalit që u dogj.

Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Burimet e sinjalit thonë se hetimet për t’i zbuluar shkaqet kanë nisur dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si ‘Zjarrvënie’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat