Një person në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, nuk e përjetoi aspak mirë tiketën e trafikut që ia shqiptuan policët.
Ai me të marrë atë, i kërcënoi zyrtarët policorë, e më pas edhe i sulmoi.
Policia nuk raporton për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.