Mediat pak më parë raportuan për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy të tjerë.
Sipas burimeve,media mëson se Besim Musliu i cili mbeti i vrarë ishte nga diaspora.
Ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Në lidhje me gjendjen e tyre Insajderi ka kontaktuar me mjeken kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Dafina Basholli, e cila tha se gjendja e dy të plagosurve është stabile.
”Gjendja e tyre është e mirë, stabile janë duke marr trajtimin mjeksor”, tha ajo.