Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drenoc të Malishevës, dje rreth orës 19:10.
Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se i dyshuari pasi që kishte thyer dritaren e ambulancës dhe kishte vjedh një çantë me pajisje mjekësore, është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në kishte depërtuar me forcë duke dëmtuar dritaren e ambulancës së fshatit.
Nga aty kishte vjedh një çantë me pajisje mjekësore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.