Një burrë u arrestua në Gjilan të dielën.
63 vjeçarit iu vunë prangat për arsye se kishte shtënë me armë zjarri në një dasmë.
Policia në vendin e ngjarjes si prova materiale ka konfiskuar armën dhe gëzhojat.
Atij iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.
I dyshuari ngarkohet me tri vepra penale, “Armëmbajtje pa leje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24/07/2022 ka pranuar një informatë se në Gjilan rruga e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar E.I. (1959)”.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri. Arma e llojit “Below’’ TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,”Armëmbajtje pa leje’’,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima”.