Një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Policia më herët është deklaruar se ka qenë vetaksident, dhe jo aksident.
“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore”, është shprehur Hashani.
“Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, shtoi ai.
“Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident”.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.