Mbrëmë u raportua për një rrahje masive mes disa personave në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në segmentin rrugor në Pestovë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti zyrtar për informm në rajonin e Mitrovicës i cili ka thënë se janë arrestuar pesë persona.
“Në rrahje është raportuar mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar që janë përfshirë në rrahje”.
Ai tutje ka thënë se pas intervistimit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rasti është inicuar në procedurë të rregullt dhe po hetohet pë vepra penale “Sulm” dhe “Dëmtim i pasurisë”. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti