Një vjedhje ka ndodhur dje në rrugën “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë.
Policia njofton se një person ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën derisa ishte e parkuar.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
VJEDHJE | Rr. Hamdi Grajqevci, Fushë Kosovë 26.07.2022-10:00.Akuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij e cila ishte e parkuar në vendparkim. Rasti nën hetime.