Rastet e dhunës në familje, Prokuroria e Pejës dorëzon 10 aktakuza

Kronikë e zezë

Rastet e dhunës në familje, Prokuroria e Pejës dorëzon 10 aktakuza

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Sot Prokuroria Themelore e Pejës ka dorëzuar dhjetë aktakuza në gjykatën kompetente, kundër dhjetë personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se nga e premtja e javës së kaluar janë ndaluar 6 persona për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Gjithashtu janë bërë edhe kërkesa për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat