Është arrestuar një person në Pejë pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë, 27.07.2022-20:59 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.