Pas një mosmarrëveshje raportohet se djali ka sulmuar fizikisht nënën e tij në Drenas.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh , rasti ka ndodhur dje.
Bëhet e ditur se viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
,, Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është intervistuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje’, thuhet në njoftim.