Sot, në Gjilan, si pasojë e erërave të fuqishme është rrëzuar një kran mbi një veturë në lëvizje, ku të lënduar kanë mbetur tre qytetarë që gjendeshin brenda veturës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka dhënë detaje.
“Më datën 28.07.2022, rreth orës 19:15 në qytetin e Gjilanit ka pasur Erëra të forta dhe shi, ku nga erërat e forta kanë pësuar lëndime në njerëz dhe dëme materiale të konsiderueshme. Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, ka rënë një kran”, ka thënë ai.
Hashani ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore, aktualisht është stabile.
“Vetura në lëvizje është e tipit Mercedes (pick-up), me tabela vendore, në veturë kanë qenë tre persona, shqiptarë/kosovarë, ku sipas mjekut gjendja e tyre është stabile. Në qendër të qytetit kemi edhe një person të lënduar, shqiptarë/kosovarë, gjendja është stabile, të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencë-Gjilan”, ka thënë ai.
Hasahani ka konfirmuar se në teren janë angazhuar të gjitha njësitet emergjente, policia, zjarrfikëset, ndihma e shpejtë dhe njësitet e KEDS-it.
“Përr momentin gjendja e tyre është stabile, vërshime deri në këto momente nuk kemi të raportuara dhe të gjitha rrugët janë të qarkullueshme”, ka përfunduar zëdhënësi Hashani.