E rëndë: Dy bashkatdhetarë humbën jetën në aksident, ndërsa dy fëmijët janë të lënduar

Kronikë e zezë

E rëndë: Dy bashkatdhetarë humbën jetën në aksident, ndërsa dy fëmijët janë të lënduar

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 08:06 Përditësuar në ora: 12:11 më 29.07.2022
Pamje nga aksidenti

Dy fëmijët e lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë janë tre dhe pesë vjeç

Dy fëmijët që mbetën të lënduar rëndë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në fshatin Sibovc të Podujevës, i përkasin moshës së mitur.

Tre dhe pesë vjeç janë fëmijët e lënduar, sipas zyrtarëve policorë.

Ndërsa, fatkeqësisht prindërit e tyre, 36 dhe 35 vjeçarë nuk kanë arritur që t’u mbijetojnë plagëve të marra nga ky aksident.

Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe Policia, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

Çifti i vdekur sot në aksident është nga Malisheva, erdhën për pushime në vendlindje

Sh.Sopaj, 26-vjeç dhe M.Sopaj, 35 vjeçe është çifti që humbi jetën në orët e hershme të mëngjesit në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Burimet e mediave brenda policisë kanë thënë se çifti është nga komuna e Malishevës, konkretisht nga fshati Janqiste.

Dy fëmijët e tyre që ishin në veturë kanë pësuar lëndime trupore dhe ndodhen në klinikë.

Ata po vinin për pushime në vendlindje kur vetura e tyre u përplas në një autobus.

Policia e Kosovës është duke u marrë me aksidentin.

E rëndë: Humbin jetën dy bashkatdhetarë në aksident në rrugën Podujev-Prishtinë, lëndohen edhe dy fëmijë

Duke u kthy nga gurbeti ende pa arrit në shtëpin e tyre ndodhi tragjedia qe u aksidentua familja 4 anëtatëshe e si pasojë prindërit ndërruan jetë e fëmijët u lënduan!

Një 35-vjeçare dhe një 36-vjeçar kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy fëmijë të lënduar

Një aksident fatal mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Podujevë. Nga ky aksdident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e  viktimave: Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër,  35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat