Një person dyshohet se ka humbur jetën deri sa po priste dru në pyll.
Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
‘Deçan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së druve në pyll.
Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion’, thuhet në komunikatën e policisë së rajonit të Pejës.