Një tjetër aksident ka ndodhur para pak momentesh në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.
Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.
Policia tanimë ka dalë në vendin e ngjarjes teksa detaje tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.
Kujtojmë se në të njëjtën magjistrale, sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.