Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradën “Arbër Xhaferi, ku humbi jetën një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradën “Arbër Xhaferi, ku humbi jetën një person

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 12:14
Pamje nga aksidenti

Një person ka vdekur në autostradën “Arbër Xhaferi” si pasojë e vetaksidentit me kamion.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se përveç policisë, në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar.

Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”. ka thënë Policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat