Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ tek hyrja për në Malishevë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.
Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net shihen njerëz në rrugë, ndërsa kamioni është rrokullisur dhe dy vetura janë dëmtuar.
Nga ky aksident ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë arritur Ambulanca dhe as policia.