Dhjetëra të arrestuar për trafikim me migrantë, detaje nga aksioni Policisë në Prizren

Kronikë e zezë

Dhjetëra të arrestuar për trafikim me migrantë, detaje nga aksioni Policisë në Prizren

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 16:15
Policia e Kosovës

Në një aksion i Policisë së Kosovës me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit.

Burimet njoftojnë se po vazhdon operacioni policor kundër trafikimit me migrantë, ku janë sekuestruar armë, vetura e autobus që dyshohet se janë përdorë si mjete për transportin e migrantëve.

Me urdhër të Gjykatës, Policia ka realizuar bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale.

Mësohet se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merren transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat