Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.
Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime.
Njësia e trafikut është marrë me aksidentin.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëndhënësi i policisë Bajram Krasniqi.