Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi

Kronikë e zezë

Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Trudë.

Ai u arrestua pasi që kishte tentuar t’i ofronte ryshfet zyrtarit policor për të liruar nga kundërvajtja në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka tentuar që t’i jap zyrtarit policor 10 euro qe ta lirojë nga kundërvajtja në trafik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat