Një grua me nënshtetësi zvicerane e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga motra e burrit në Suharekë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare, me nënshtetësi zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.