Sot në mengjes u raportua për një rrahje në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit ku janë arrestuar katër persona.
Policia ka njoftuar përmes raportit 24 orësh dërguar mediave se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore përçka dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Media ka mësuar se rrahja ka ndodhur në një dasmë pas një zenke të shtunën pas orës 21:00. Dasmorët e përfshirë në rrahje janë nga një fshat i Komunës së Skenderajt.
Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.