Vetura përfundon në lokal, del video nga Gjilani

Kronikë e zezë

Vetura përfundon në lokal, del video nga Gjilani

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vetëaksident ka ndodhur pas mesnatës në Gjilan.

Nga ky vetëaksident nuk ka persona të lënduar, veçse disa lokale janë dëmtuar.

Media ka siguruar pamje nga aksidenti teksa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

‘’Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetëaksident, një veturë është përplasur jashtë rrugës në qendër të qytetit të Gjilanit. Ka dëme materiale në lokalet për rreth, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjilan është duke i udhëheq hetimet se si ka ardh deri te vetëaksidenti”, tha Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat