Sot, rreth orës 04:00, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në Strazhë të Kaçanikut ka gjuajtje me armë zjarri.
Policia me këtë rast ka ndaluar disa persona për kontroll.
Ndërsa tek i dyshuari me inicialet B.M. (33) ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator, pa fishekë.
I dyshuari intervistimit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.