Rrahje te rruga problematike në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Rrahje te rruga problematike në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 22:50
Ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kështu merr vesh gazeta nga burime të sigurta brenda Policisë.

Mbetet i paqartë motivi që çoi deri tek përplasja. Megjithatë, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë ka arrestuar një person.

Rruga “Fehmi Agani” njihet ndryshe edhe si zona te “Kafet e Vogla”, që frekuentohet kryesisht nga të rinjtë.

Rastet e tilla të dhunës këtu nuk janë diçka e re. Ndodhin shpesh, sidomos gjatë verës kur fluksi është më i madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat